.
×

Mbresa, ylli më i ri i estradës shqiptare, sjell baladën më të bukur vjeshtore



Këngëtarja më e re estradës shqiptare, po bënë bujë në skenën e muzikës.

Zëri por edhe bukuria e saj ka tërhequr vëmendje e publikut duke arritur të mbledhë një numër të madhë të fansave, për një kohë të shkurtër, shkruan Reporteri.net

Është kjo Mbresa, e cila sot ka publikuar këngën e saj të parë të titulluar “Jo mo”. Këngë kjo e cila mund të cilësohet si një baladë tepër interesante dhe ndryshe.

Ndryshe, Mbresa e interpreton atë në një stil modern të stilit rozë, derisa i këndon dashurisë me një tekst melankolike që përcillet me tinguj të violinës, kitarës dhe pianos.

Kjo është kënga e parë e Mbresës që kështu futet fuqishëm në tregun e muzikës kosovare.

Kënga është punuar nga Gëzim Lazri dhe Fatjon Miftari, tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja.