.
×

Mbrëmje e shfrenuar për Cardi B, publikon video me femra të zhveshura e vallëzime erotike



Reperja Cardi B gjatë mbrëmjes së djeshme ka festuar deri në orët e vona. Ajo u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga festa e shfrenuar që kishte organizuar për qejf. Në disa video të ndara me ndjekësit në InstaStory, ajo shihet e rrethuar nga femra gjysmë të zhveshura, madje disa prej tyre edhe të zhveshura tërësisht.

Ato bënin vallëzime provokuese, duke i bërë kështu eksplicite pamjet e ditëlindjes së saj.

Më vonë, këtyre vallëzimeve iu bashkua edhe vet reperja, e cila mesa duket ishte duke e shijuar atmosferën kulminante.

Cardi B iu hidhte para modeleve që kërcenin për të, teksa imazhet e publikuara morën vëmendjen e miliona ndjekësve të 27-vjeçares në rrjetin social Instagram.