[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbi 650 mjekë të papunë në Kosovë, QKUK-ja e spitalet s’i punësojnë ata



Shumë mjekë edhe gjatë këtij viti vazhdojnë të jenë të papunë në Kosovë, pavarësisht nevojave që kanë institucionet publike shëndetësore për ta. Mospunësimi i këtyre mjekëve thuhet të jetë për shkak të keqmenaxhimit e për shkak të sistemit shëndetësor të dështuar në vend.

Derisa Qendra Klinike Universitare e Kosovës, spitalet rajonale e qendrat e mjekësisë familjare po vazhdojnë të kenë mungesë të stafit mjekësor, mbi 650 mjekë vlerësohet të jenë të papunë në vend.

Nevoja për ta e mospunësimi i tyre po thuhet të jetë si pasojë e keqmenaxhimit.

Në mesin e mjekëve të papunë konsiderohet të jenë edhe mbi 60 specialistë të degëve të ndryshme. Më së paku mundësi për punësim në vend po u ofrohen mjekëve të përgjithshëm e stomatologëve. Këta të fundit disa herë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për t’ua gjetur një zgjidhje sa i përket punësimit.

Menu Title