.
×

Mbi 250 finalistë garojnë për dije nga 26 Komunat e Kosovës për fazën finale EUREKA 5



 

 

Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës “EUREKA 5”.

 

Në mesin e 2000 nxënësve ku janë përzgjedhur 250 finalistë nga  26 Komunat e Kosovës do të garojnë në fazën finale të Garës Eureka 5, e cila do të mbahet me 24 Mars 2018, ora:13:00 në ambientin e Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë.

 

Me datën 16 Dhjetor 2017, është mbajtur në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.

 

Gara EUREKA 5 sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës.

 

 

Me këtë rast nxënësve iu dëshirojmë suksese.

 

Adresa: Veternik-Prishtinë(Përballë Grand Storit)