.
×

Mbi 2000 nxënës garojnë për dije nga 20 Komunat e Kosovës për Garën e X-të në gjuhën Angleze në nivel të Kosovës



Kolegji Mehmet Akif në kuadër të Institucioneve Arsimore “ Gulistan” organizon edicionin e dhjetë me radhë Gara në gjuhën Angleze në nivel kombëtar.

Me datën 16 Mars 2019, ditën e shtune në ora 10:00 do të mbahet në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i kësaj gare tashmë tradicionale të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.

Gara në gjuhën Angleze sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat 8-ta dhe 9-ta nga më se 20 komuna të ndryshme të Kosovës.

Në këtë garë i jipet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 8-ta dhe 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe të zbulojë talentin e vet.

Për komunën e Prishtinës testi i Garës në gjuhën Angleze do të mbahet në ora: 10:00 në shkollën ISP (International School of Prishtina) në lagjen Marigona Rezidencë.

NDARJA E SHPËRBLIMEVE • Ceremonia e shpërblimeve mbahet të shtunën më 23.03.2019, në ora 11:00 në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan. Mediat i ftojmë që të përcjellin për së afërmi këtë eveniment shumë të rëndësishëm për nxënësit nga mbarë Kosova. Me këtë rast nxënësve iu dëshirojmë suksese.