.
×

Mbi 200 policë pjesë e operacionit në veri të shtetit



 

Mbi 200 pjesëtarë të Policisë së Kosovë duke përdorur edhe mjete ai autoblinda, po qëndrojnë në pikën veri të vendit, në pikën kufitare të Jarinjes.

Operacioni i nisur rreth orës 6 të mëngjesit ka për qëllim ndalimin e hyrjes së ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe zyrtarit tjetër serb, Marko Djuric, në territorin e shtetit.

Kjo pasi atyre iu është refuzuar kërkesa për të hyrë të Kosovë.

Paralajmërimi i zyrtarëve serbë se megjithatë do të shkojnë në një tubim në Mitorivcëne Veriut, ka bërë që Policia e Kosovës, të nis operacionin të cilin po e drejton  Arbnesh Ajvazi, drejtori i njësive speciale të policisë.