.
×

Mbi 12 ton peshq ngordhin në Drin, nuk gjendet fajtori për kontaminim të ujit



Mbi 12 ton peshq kanë ngordhur ditë më parë në Lumin e Drinit në Prizren. Peshqit e ngordhur janë hasur nga fshati Muradem deri në fshatin Dobrusht.

Sipas peshkatarëve, ngordhja e peshqve ka ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit të lumenjve të kësaj ane, nga hedhja e mbeturinave të kompanive të ndryshme, që veprojnë në komunën e Prizrenit, raporton KTV. Ndonëse peshqit e ngordhur nuk ishin më në breg të lumit Drin, aty vëreheshin mbeturinat e tjera.

Bashkim Krasniqi, kryetar i Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, është shprehur i zhgënjyer me institucionet për këtë gjendje.

Në anën tjetër, nga komuna e Prizrenit, përgjegjësinë e hedhin te qytetarët.

Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, ka thënë se përveç pastrimit të lumenjve, nuk kanë kompetenca të tjera lidhur me këtë çështje.

Për të parë gjendjen nga afër, në terren, disa ditë më vonë nga ngordhja e peshqve, kanë dalë edhe Inspektorati komunal.

Mirëpo, sipas tyre, nuk është hasur në mbetje të peshqve.

Kohavisioni, lidhur me këtë çështje, ka pyetur edhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.