[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbesin pa kulm mbi kokë si pasojë e erërave dhe stuhisë në Dukagjin



Flutura Qallaku dhe familja e saj në Pejë kanë mbetur pa shtëpi, që nga mesnata e së shtunës.

Shtëpia u përfshi nga flakët e familjarët thonë se kjo ndodhi nga energjia elektrike për shkak të erërave të forta, raporton KTV.

 

Familja tregon se probleme me energjinë elektrike kishin pasur edhe më herët.

 

Por, era e fortë nxori në pah ndërtimet e dobëta në institucione publike.

 

Shkolla “28 Nëntori” në Raushiq ka vetëm dy vjet që është përuruar, por asaj i është dëmtuar kulmi, duke bërë që uji nga shiu të pikojë brenda shkollës.

 

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, tregon se nuk ka buxhet për raste emergjente.

 

Sheremeti tregon se gjatë orëve të fundit, kanë intervenuar në 25 raste, të cilat kanë pasur të bëjnë me dëmtime në sistemin e shpërndarjes së rrjetit elektrik dhe në çati.

 

Kurse, afër 200 thirrje ka pranuar Drejtoria e Emergjencave mes së shtunës dhe së dielës, për të kërkuar ndihmë për pasojat nga stuhia e erës

Menu Title