.
×

Mbanin në telefon fotografi të ‘barit’– kapet një grua dhe një djalë në Prizren



Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Komunën e Prizrenit, pasi kishin mbajtur fotografi në telefon të drogës marihuanë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se të arrestuarit me vendim të Prokurorit është kryer bastisje në një lokacion por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.Policia thotë se të arrestuar kanë qenë një grua dhe një mashkull, teksa e para është liruar në procedurë të rregullt, kurse djali është i është caktuar masa e mbajtjes.

“Prizren 14.05.2019 – 23:10. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull K/Shqiptar dhe nga ta janë konfiskuar dy telefona celularë, pasi që të njëjtit nga hetuesit janë zbuluar se kanë foto në telefon ku shihen sasi të marihuanës.

Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në një lokacion por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari shkon në mbajtje ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.