.
×

Mbajeni mend këtë emër: Dion Jahjaga!



Bajrush Morina – Nju Jork –  Familjari më i ri i Mehmet Agë Rashkocit është Dion Dervish Jahjaga. Ai është 16 vjec. Ka lindur në Nju Jork ku edhe vazhdon shkollën Riverdelle Kingsbrigde Academy në Nju Jork.

Një të marte të filimit të korrikut “ia kam nxënë vendin” në ulësen e veturës së babait të tij Dervishit. Derisa po udhëtoja me familjen e tij për një piknik rasti, Dioni u inkuadrua në bisedën tonë politike me Dervishin. Ai ulej prapa por mendimi i tij më “provokoi” dhe ktheja kokën. I kërkova falje Dervishit që po bisedoja më shumë me Dionin. A dëgjonte me vëmendje ndërkaq unë u bëja edhe më kurreshtarë me njohuritë e përgjithshme të zhvillmeve në botë, në Evropë, në Ballkan dhe në rajonet shqiptare. “Rusia përbën rrezik për gjithë Evropën e posacërisht për shqiptarët. Ne duhet të jemi partnerë të përhershëm me Amerikën. Aleanca me Turqinë nuk na duhet…” fliste Dioni me një siguri të lartë dhe njohuri të mëdha për gjeopolitkën botërore evropiane e rajonale.

Dioni është i shkelqyeshëm në të gjitha nivelet e mësimit. Ai ka marrë vlerësimet me nota më të larta në të gjitha nivelet. Dioni këto ditë ka shkuar në Kosovë, në vendlindjen e babait të tij Dervishit. Kur të kthehet nga Kosova e kemi lënë që ta vazhdojmë bisedën për zhvillimet politike në rajon e sidomos te shqiptarët. Më intereson mendimi i tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, për ndryshimin e kufijve, bashkimin e shqiptarëve. Po dua të besoj se Dion Jahjagën po e shoh në të ardhmen në skenën politike njujorkeze e mbase edhe amerikane. (Rrëfimet me shqiptarët e Nju Jorkut, vazhdojnë edhe në ditët në vijim).