.
×

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës



 

Botapress, 14 mars- Kuvendi Kosovës sot mban seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohen pikat e pa papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 2 dhe 8 mars.

Rendi i ditës:

1. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica, 2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada, 3. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), 4. Votimi në parim i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, 5. Votimi në parim i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034, 6. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

7. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,

8. Votimi në parim i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

9. Votimi në parim i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, 10. Votimi në parim i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit, 11. Votimi në parim i Projektligjit për shërbimet postare, 12. Votimi në parim i Projektligjit për Metrologji, 13. Votimi në parim i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, 14. Votimi në parim i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut, 15. Votimi në parim i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe, 16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare, 17. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, 18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, 19. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, 20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa, 21. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë, 22. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,

23. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,

24. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, 25. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,

26. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional.