.
×

Mbahet protesta në Prishtinë, kundër dënimit të Grupit “Kumanova” (Live)



 

Botapress, 3 Nentor – Ka filluar të mbahet protesta në Prishtinë për të kundërshtuar dënimin e Grupit “Kumanova” nga Gjykata në Shkup.

 

 

Protestuesit me flamuj kombëtar dhe me këngën “Besa Besë” janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa do të vazhdojnë deri para ambasadës maqedonase në Prishtinë.

 

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar “Pa liri s’ka qetësi”, ‘Maqedoni s’ke të ardhme, as histori”, etj.

 

Melisa Zekaj, vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm “Valdet Zekaj ka thënë se institucionet nuk kanë bërë asgjë për lirimin e grupit “Kumanova”.