.
×

Maxhun Smajli: Diamant Balidemaj po shkëlqen si diamanti në Gjermani dhe Evropë



Muzika, art ky që aq shumë fisnikëron ndjenjat dhe shpirtërat njerëzor, studentit, Diamant Balidemajt, i është bër bashkëudhëtar në jetën e tij mergimtare. Ai, me zërin e tij shumë të bukur, të fuqishëm e burrërore, me atë shtrirjën e jashtëzakonshme vokale, po e mrekullon ndëgjuesin. Po mahnit publikun shqiptarë, gjerman, afrikan dhe latino-amerikan me këngën-hit “Bumm-Bumm”. Ndëgjuesve iu duket se janë përpara një mrekullie të pa pritur dhe kaq impresionuese. Kjo e dhënë provon faktin se motivimi, frymzimi, dashuria për art, dhe për të krijuar nuk vjen nga shtytjet e panjohura irracionale, por nga konceptet që lindin në vetëdijen krijuese të artistit. Zëri malësor i Martinaj të Plavës po pushton hapsirën qiellore të Gjermanisë dhe Evropës. Në listën e 50-të këngëve më të ndëgjuara, në vëndin e 23-të është radhitur kënga “Bumm-Bumm”. Diamant Balidemaj, është student i vitit të parë në Universitetin Teknik në Munih, drejtimi Teknologji dhe menagjment. Njëherësh, Diamanti, është djali i Deputetit të Parlamentit të Oberbayrnit, Ing. Deli Balidemajt.