[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mavraj i dëshpëruar: Humbja më e thellë në karrierën time



Hamburgu i Mavrajt pësoi 8:0 në udhëtim nga Bayern Munichun në ndeshjen e javës së 22-të të Bundesligës gjermane.

Robert Lewandowski shënoi tre gola, Kingsley Coman dy dhe nga një Arturo Vidal, David Alaba dhe Arjen Robben.

Mavraj shkaktoi penalltinë nga e cila u shënua goli i dytë i Bayernit nga Lewandowski në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 87-të, ai kishte lënë Robbenin ta kalonte dhe holandezi shënoi golin e tetë dhe të fundit të takimit.

“Ne kemi menduar se mund të luajmë futboll në Munich. Por nuk shkon ashtu. Erdhëm me gjoks të zgjeruar, por me çdo përvojë negative gjoksi është zvogëluar”, ka thënë Mavraj për faqen zyrtare të Hamburgut. Nuk ka dyshim në këtë dhe është humbja më e thellë në karrierën time”

Menu Title