.
×

“Matrapazët” e Ramushit



 

Dy muaj më parë i gostiti me ujë në zyrën e tij, e të dielën i quajti matrapaz. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj banorëve të Hades dhe Shipitullës u ka dhënë dhjetë ditë afat t’i hapin rrugë ekskavatorëve të KEK-ut që të nxjerrin thëngjill në “oborret” e tyre.Ndaj të njëjtëve, gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri ishte shumë miqësorë. Në shtator të këtij viti bashkë me ta arriti marrëveshje për të rifilluar zgjerimin e mihjes sipërfaqësore, që ishte ndërprerë për 14 muaj, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet banorëve të asaj zone dhe KEK-ut.Por “miqësia” u prishë të dielën pas takimit me ta në zyrën e tij.

“Atje disa janë matrapazë që këtë gjendje, situatën e zhvendosjes, edhe krizën energjetike të Kosovës, urgjencën që me shku me punu, po duan me e shfrytëzu me plaçkitë, në mënyrën me të paskrupulltë. Edhe buxhetin e vendit, por edhe me e dëmtu në përgjithësi situatën e energjetike”, tha Haradinaj, i tensionuar, në një konferencë për medie.Ky ndryshim qëndrimi, duket se erdhi pas alarmit të Korporatës Energjetike të Kosovës se mund të falimentoj për pakë muaj.Sipas përllogaritjeve të KEK-ut, afër gjysmë milioni euro për çdo ditë i humbë Kosova nëse ekskavatorët nuk nxjerrin thëngjill për prodhim të energjisë elektrike.Haradinaj marrëveshje me banorët që po hetoheshin nga prokuroriaBanorët në Shipitullë dhe Hade me të cilët Haradinaj para zgjedhjeve arriti marrëveshje, po hetoheshin nga Prokuroria për ndërtim të kundërligjshëm të pronave në zonat me qymyr. Krejt kjo me qëllimin që të përfitonin nga shpronësimet.Ndërtimet e paligjshme dhe mbi zona me qymyr, janë kryer kryesisht në lagjen Krasniqi në fshatin Shipitullë dhe në lagjen Mirena në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit.Qeverisja e kaluar e Isa Mustafës, pak muaj para se të shkarkohej kishte marrë një vendim që bazuar në Ligjin e shpronësimeve t’i kompensohen pasurit banorëve të këtyre dy fshatrave dhe pjesa e atyre që dyshohet se ndërtuan shtëpi për të përfituar nga shpronësimet të ballafaqohen me prokurorinë e shtetit.

 

Megjithatë këtë vendim të ish-kryeministrit Mustafa nuk e përfilli kryeministri Haradinaj. Në ditët e para të marrjes së pushtetit, Haradinaj shkoj në një takim me banorët e Hadës dhe Shipitullës duke e kthyer procesin edhe një herë në pikën zero dhe duke kërkuar nga KEK-u dhe mekanizmat tjerë në proces që të rifillohet me negociata me banorët e këtyre dy zonave.Mbi të gjitha, Haradinaj u kishte dhënë të drejtë edhe atyre të cilët tashme janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit nën dyshimet se nuk janë banorë të këtyre fshatrave dhe kanë ndërtuar shtëpi deri në 700m2 për të përfituar nga shpronësimet.KEK paralajmëron krizë financiareQë nga viti 2004 nën dijeninë e plotë të institucioneve me dhjetëra prona janë ndërtuar paligjshëm në zonat me qymyr në komunën e Obiliqit.Nga zyrtarët e KEK-ut vlerësohet se nga 4 milionë euro sa ka qenë vlera e shpronësimeve, tash me ndërtimet e paligjshme, kjo ka shkuar në 17 milionë euro. Të gjitha këto duhet ti paguajë KEK-u.Zyrtarët e saj kanë paralajmëruar krizë financiare nëse nuk ndërmerret diçka nga Qeveria.Aktualisht KEK po ballafaqohet me mungesë të prodhimit të qymyrit, me shpronësime të paligjshme në tokat me qymyr dhe presion sindikal për rritje pagash dhe punësim të detyruar të afër 200 punëtorëve të ri nga fshatrat Hade e Shpitullë.“Në këtë rast, duke qenë të varur në tërësi nga prodhimi energjisë elektrike, çdo mungesë e këtij prodhimi paraqet humbje direkte në të hyrat e planifikuara për mbulim të shpenzimeve e cila nuk kompensohet nga askush”, pati thënë për Gazetën Fjala Skender Bucolli nga zyra për informim në KEK.Sipas Bucollit, ndalesa mbi 14 mujore e punës së ekskavatorëve në zbulimin e qymyrit (heqjen e djerrinës), për shkak të bllokimit 3 vjeçar të zhvendosjes nga faktorët jashtë kontrollit te KEK-ut, ka shkaktuar dëme në performanc duke marr parasysh natyrën e punës dhe aspektet sezonale.“Krejt kjo për shkak se dinamika e punës në djerrinë duhet zhvilluar kryesisht para fillimit te vjeshtës. Në këtë moment jemi duke bere përpjekje maksimale për të siguruar qymyr për termocentralet gjatë dimrit”, ka paralajmëruar Bucolli, derisa ka thënë së vendimi i Qeverise së Kosovës për zhvendosjen e kësaj zone, nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës është duke u implementuar në tërësi.Sipas vendimit të Qeverisë, KEK ka përgatitur Planin e rishikuar të Veprimit të Zhvendosjes i cili është aprovuar nga MMPH si organ kompetent sipas procedurës në fuqi. Megjithatë, në këtë moment, Bucolli thotë se presin bashkëpunimin e banorëve në pranimin e ofertave dhe përmbylljen e procesit.