.
×

Matoshi tregon se si po vepron Haradinaj për demarkacionin



 

Drejtori për informim i Zyrës së Kryeministrit, Halil Matoshi, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, pasi formoi komisionin e ri për rishikimin e marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, tani është duke i shqyrtuar mundësitë për kompetencat që do t’i ketë Komisioni.

“Hapi i parë tashmë është kryer për fillimin e një procesi të ri. Rreth kësaj teme Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Haradinaj, mbetet të studiojë të gjitha modalitetet se çka do të behet në të ardhmen”, ka thënë Matoshi për Evropën e Lirë.

 

“Mund t’ju them se procesi nuk do të prolongohet. Kjo çështje do të marrë një dinamikë të shpejtë. Se çka do të bëhet si hap i radhës janë duke u studiuar të gjitha modalitet”, ka shtuar ai.

 

Kryeministri Haradinaj qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë së re të Kosovës shkarkoi Komisionin Shtetëror për

Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, që udhëhiqej nga Murat Meha.