Opinionisti Halil Matoshi, në debat me presidentin Thaçi në RTV 21, ka shprehur bindjen se në këtë situatë, kur Serbia i ka zgjedhjet në prag, edhe amerikanët, edhe ndërkombëtarët po mundohen të blejnë vetëm kohë.
Ai përmendi ambasadorin Delawie, i cili sot ka thënë që nuk përzihet në politikat sovrane të shteteve, duke iu referuar krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Matoshi i ka thënë presidentit Thaçi, që krijojeni ushtrinë nëse jeni të sigurt që NATO nuk e penalizon më tej.