[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Matet temperatura e çdo udhëtari. Masat e shtuara në Rinas për linjat me Italinë



Situata e rënduar e koronavirusit ka bërë që të merren masa të rrepta në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

I kontaktuar nga newsbomb.al, Shef i Njësisë Kufitare të inspektimit shëndetësor, Lorenc Hashorva ka deklaruar se kontrollet kanë qenë maksimale dhe deri më tani nuk ka rezultuar asnjë pasagjer me probleme.

Sipas Hashorvës, është dyfishuar numri i personelit mjekësor dhe janë hapur 2 deri në 3 korridore, ku pasagjerëve ju matet temperatuara.

‘Deri më tani janë hapur dyri në tre korridore përpara që futen pasagjerët dhe ju matet temperature. Eshte dyfishuar numri i personelit mjekësor dhe janë rritur informacionet për pasagjerët. Në çdo gabinë policie ka informacione për pasagjerët në anglisht dhe shqip, ku të drejtohen në të tilla raste’, u shpreh Hashorva.

Të dhënat ekzkluzive nga aeroporti “Nënë Tereza”:

-Kanë hyrë 33 pasagjerë nga Stambolli (Kjo konsiderohet edhe një linj risk, pasi është trazit nga Kina). Pasi i është matur temperatura pasagjerëve, kanë rezultuar pa probleme.

-Në orën 9:45 përmes ‘Air Albania’ kanë ardhur nga Roma 81 pasagjerë, të cilët pasi i është matur temperatura kanë rezultuar pa probleme.

-Në orën 9:50 kanë ardhur nga Gjenova 164 pasagjerë, të cilët pasi i është matur temperatura kanë rezultuar pa probleme.

-Në orën 10:35 përmes ‘Al Italia’ kanë ardhur 86 pasagjerë, të cilët pasi i është matur temperatura kanë rezultuar pa probleme.

Theksojmë që masat janë shtuar edhe më shumë pasi koronavirusi preku rajonet e Lombardisë dhe Venetos në Itali. Deri më tani janë infektuar mbi 100 persona dhe kanë mbetur 2 të vdekur.

Menu Title