[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maska mbrojtëse për iPhone, më e shtrenjtë se vetë telefoni



 

Edhe pse telefonat Apple sot janë më të shtrenjtë se kurrë, ka njerëz të cilët dëshirojnë t’i bëjnë edhe më luksozë.

Për këtë është krijuar masa unike nga titani, çmimi i së cilës është më i lartë se sa vetë iPhone.

Kjo lloj maske prodhohet nga kompania luksoze Grey, e njohur për nga aksesorët e saj për telefona.  Maska është prodhuar nga titani me fortësi dhe rezistencë të madhe, dhe është më e rëndë se sa standardet, andaj përdoruesve do t’iu nevojitet një kohë për t’u adaptuar me peshën e saj.

Maska përbëhet nga dy pjesë që vendoset në skajet e telefonit dhe kur të lidhen krijojnë një tërësi të fortë, pothuajse të pamundur për shkatërrim. Çmimi i kësaj maske kushton 1.345 dollarë, ndërsa në kompani thonë se ka mjaft të interesuar për blerje, pavarësisht çmimit të lartë.

Menu Title