.
×

Mashtrohet reperi, Noizy, kishte menduar se ka dhënë para për bamirësi



Noizy, padyshim që është njëri ndër reperët më të preferuar shqiptar.Ai përveç jetës luksoze që bën njihet për bamirësitë e tij në përmasa të mëdha, madje nuk kursen ndihmat për njerëzit në nevojë.Ditë më parë gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Noizy kishte bërë një përjashtim për një nga fansat e tij duke e vizituar atë në spital. Veprim ky që i mahniti të gjithë duke e bërë të ndjehet mirë edhe fansin.

 

Përmes publikimeve që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, Noizy ka treguar për shumën që ka ndarë për fëmijët e sëmurë.Por, siç duket kjo ka qenë vetëm një mashtrim për Noizyn, pasi që reperi më vonë ka publikuar njerëzit që e kanë gënjyer atë.