.
×

MASHT thirrje drejtorëve: Mos i leni fëmijët në protesta



Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) fton të gjithë drejtorët e shkollave të Kosovës, që në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe prindërit të kujdesen për sigurinë e nxënësve, në mënyrë që të përmbahen nga pjesëmarrja në tubime.

Poashtu, MAShT fton nxënësit që të ndjekin me rregull procesin mësimor dhe të kenë kujdes të shtuar, e të mos përfshihen në tubime, sidomos në ato tubime ku mund të cenohet siguria e tyre.