[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

MASHT shpenzoi 70 mijë euro për blerjen e maskave për nxënësit



Botapress 30 Shtator – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka siguruar maskat mbrojtëse për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës.

Për kontraten “Procedurë e negociuar për blerjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e Republikës së Kosovës në kushte pandemie”, janë ndarë 70 mijë euro.

Bazuar në kontraten e publikuar nga Prokurimi, kontrata ka kushtuar 70 mijë euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Yoobopo” Sh.P.K, dhe se kohëzgjatja e tenderit është bërë për 12 muaj.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 54 raste të reja me Covid19.

Menu Title