.
×

MAShT-i cakton datat e afatit të dytë të provimit të Maturës Shtetërore



Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së afatit të dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Sipas këtij vendimi, maturantët do ti nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës me datën 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet më datën 7 shtator.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.