.
×

Mascherano merr vendimin më të vështirë për një futbollist



Mascherano do të pensionohet nga Kombëtarja pas Botërorit, ndërsa duket se Barcelonës do t’i japë lamtumirën në vitin 2019.

Ylli i Argjentinës, Javier Mascherano, ka thënë se do të pensionohet nga kombëtarja pas Botërorit të verës së ardhshme, që do të mbahet në Rusi.

33-vjeçari, i cili ka përfaqësuar Argjentinën në 139 ndeshje, bëri të ditur do të largohet nga Kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, teksa për Barcelonën tha se ka kohë për të menduar.

“Për shumë njerëz storia tashmë do të përfundonte, por faleminderit Zotit që nuk ndodhi për mua. Nëse arrij të shkoj në Rusi, aty do të jetë fundi. E di sigurt”, ka thënë Mascherano për gazetën spanjolle “Sport”.

“Sa i përket Barcelonës, kam ende kontratë dhe momentalisht nuk kam folur me askënd, por është e qartë që vjen një ditë përfundon. Nga ana e Barcelonës gjithmonë më kanë treguar se kanë besim te unë kështu që ka kohë për këtë”, shtoi argjentinasi.

Mascherano ka kontratë me katalanasit deri në verën e vitit 2019.