.
×

Martohen Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?



Cristiano Ronaldo është martuar fshehurazi me Georgina Rodriguez, sipas mediave në Itali.Revista italiane e showbizit, Novella 2000 po pretendon se çifti janë martuar në Marok në një ceremoni private.

Novella 2000, e cila po premton se do të zbulojë më shumë detaje, citoi një burim të cilin e përshkroi si të afërt me çiftin i cili thotë: “Kam kuptuar gjithçka në 29 gusht. Atë ditë Cristiano shkoi në Madeira me avokatët e tij dhe mbyllën detajet e kurorëzimit”.

Georgina pranoi në shkurt se do të dëshironte të bëhej gruaja e Ronaldos.