[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Marrëveshja Kosovë- Serbi, heshtet Albin Kurti



Kryeministri i vendit, Albin Kurti ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për marrëveshjen e nënshkruar Kosovë- Serbi për autostradën dhe hekurudhat.Ndonëse e ka thënë publikisht see do të jetë udhëheqës i negociatave me Serbinë, Kurti nuk ka reaguar as për marrëveshjen e disa javëve më parë për linjën ajrore Prishtinë- Beograd.Sot, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore.

Pak para se të nis Konferenca e Sigurisë në Munih, presidentët e të dyja vendeve – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – kanë firmosur letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe letrën e shprehjes së interesit për hekurudha.Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.

Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Menu Title