.
×

Maroku e përsërit se nuk do ta njohë Kosovën



Maroku mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe të dyja vendet kanë bashkëpunim të mirë në organizata ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar ambasadori i këtij vendi në Beograd, Mohamet Amin Belhaz.
Belhaz ka theksuar se nuk ka vend për separatizëm në mes Serbisë dhe Marokos dhe ka përsëritur se vendi i tij nuk pranon pavarësinë e ‘njëanshme të Kosovës’, transmeton lajmi.net.

Gjatë seancës se Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli deklaroi se kishte bisedime konstruktive me kryeministrin maroken në Nju Jork gjë të cilën e mohoi menjëherë ky i fundit dhe tha se vendi i tij nuk e njeh Kosovën.

“Gjatë pushimit delegacionit tonë iu ka afruar një zotëri nga Kosova. Nuk kemi folur për marrëdhëniet dypalëshe apo për vendosjen e kontakteve. Pozita marokene është konstante. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka lidhje me të”, kishte deklaruar kryeministri i Marokos, Sadedin El Otmani.