.
×

Marina Vjollca qëllon me armë!



Siç duket Marina Vjollca, prezantuesja e njohur e Top Channel ka zbuluar një hob të ri.

Biondja simpatike ka postuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shfaqet duke marrë në shenjë me një pistoletë, transmeton Telegrafi.

Agresiviteti i saj në të gjuajtur ka habitur fansat e saj teksa janë shprehur se paraqitja e saj prej një vajzë të brishtë nuk të jep përshtypjen se di të marrë në shenjë kaq mirë.

“Kush të m’i ngrejë nervat do e marr në shënjestër”, ka shkruar bukuroshja përbri videos së publikuar në Instagram.