.
×

Marina dhe Luana i pajtojnë burrat e tyre, ja faktet!



 

 

Armiqësisë midis Getoar Selimit dhe Krenar Çoçajt i kanë dhënë fund motrat Vjollca.Kujtojmë që dy djemtë kanë qenë të përfshirë në një konflikt të ashpër ku u përdorën edhe armët.Krenari goditi Getoarin dhe Ledri Vulën pasi ky i fundit në atë kohë ishte lidhur me Dafina Zeqirin, ish të dashurën e Krenarit. Madje çështja e tyre përfundoi në Gjykatë.

Megjithatë koha e ka zbukur konfliktin mes tyre, por dhe më shumë lidhja e djemve me motrat Vjollca duke u bërë baxhanakë.Krenari dhe Geti kanë nisur të shkëmbejnë edhe batuta me njëri-tjetrin në Instagram.Pas komentit që Krenari i lë Getit në një foto: “Me telefon t’ri Mustaf poo!”, ka ardhur edhe përgjigjia e reperi kosovar i cili ia kthen: “Ahahaha @krenarcocaj e vjetër foto Skënder!”