.
×

MAP detyrohet të pezullojë të gjitha konkurset e adminstratën publike



Dite më parë Zyra e BE’se kishte kërkuar që të pezullohen të gjitha konkurset qe ishin hapur në kohë fushate zgjedhore, e kësaj kërkese ju ka bindur MAP (Ministria e Administrates Publike), e cila ka marr vendim që të pezullohen të gjithë konkurset që kanë të bëjnë me pranim, ngritje në dyterë dhe levizje brenda kategorisë, .

azeta ka mësuar se MAP(Ministria e Administratës Publike), ka pezulluar të gjitha konkurset që kanë të bëjnë me pranim ngritje në dyterë dhe levizje brenda kategorisë, ky vendim vjen pasi që Zyra e BE’së në Kosovë kishte terhequr vërejtjen për konkurset e shpallura në administratën shtetërore, në kohën kur vendi gjendet në prag të zgjedhjeve.

“Të gjendur në këtë situatë, MAP e cila ka si fushë të përgjegjësisë menaxhimin e zyrtarëve publik në Republikën e Kosovës sqaron se, përderisa Qeveria të miratojë aktet e nevojshme nënligjore dhe të marrë vendimet e nevojshme në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë, të gjitha veprimet e institucioneve të administratës publike që kërkojnë vendimmarrjen e Qeverisë në lidhje me pranimin, ngritjen në detyrë dhe lëvizjen brenda kategorisë duhet të pezullohen. Institucionet, për të cilat nuk kërkohet vendimmarrja e tillë e qeverisë me Ligjin e ri, mund të zbatojnë drejtpërdrejt procedurat e përcaktuara në Ligj ( nenet 34 deri 39 së bashku me nenet 6 dhe 7). Institucionet e administratës shtetërore konkurset e jashtme të miratuara me legjislacionin e vjetër të shërbimit civil por të publikuara pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri duhet t`i mbyllin brenda afatit të përcaktuar në to. Pas mbylljes së konkurseve të jashtëm çdo veprim pezullohet deri në miratimin e rregulloreve për zbatimin e LZP nga Qeveria e Kosovës. Kandidatët të cilët kanë aplikuar njoftohen për pezullimin dhe shkakun e pezullimit”, thuhet ne njoftimin e MAP.

Ndërsa në komunikatën e BE’së të publikuar ditë me parë thuhej: “Të gjitha vendet e lira të shërbimit civil të publikuar nga institucionet shtetërore, siç janë ministritë, agjencitë ekzekutive e rregullative, nuk mund të vazhdojnë para se të merren vendime të tilla nga Qeveria.

Kjo është e vetmja rrugë e ligjshme që nuk i ekspozon institucionet para sfidave ligjore dhe në të kundërtën do të rrezikojë t’i ekspozojë institucionet dhe partitë politike ndaj akuzave dhe kritikave për politizimin e administratës publike”