.
×

Mancini “sfidon” Shqipërinë



 

Trajneri i njohur italian, Roberto Mancini, ka pranuar se nuk do të refuzonte të merrte drejtimin e kombëtares së Portugalisë, pasi që aty do të kishte mundësinë të punonte me Cristiano Ronaldon. Portugalia ditë më parë shkarkoi Paulo Benton pas humbjes në shtëpi nga Shqipëria, ndërsa Manicini është i gatshëm të zëvendësoj atë e të këndell kombëtaren iberike.“Do të ishte kënaqësi e madhe të drejtoj një kombëtare siç është Portugalia”, deklaroi Mancini.“Aty është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, dhe të punosh me të do të ishte një kënaqësi më shumë.”“Ai arrin të krijoj gola në secilën ndeshje, është i jashtëzakonshëm dhe nuk ekziston trajner se nuk do të dëshironte të punonte me të”, shtoi trajneri italian.Në rast të emërimit trajner i Portugalisë, Ronerto Mancinin e pret një takim i vështirë në shtatorin e vitit të ardhshëm përballë Kuq e zinjve në Shqipëri.