.
×

Mancini ia bën “sefte” me Interin (VIDEO)



Roberto Mancini ka arritur fitoren e parë në stolin e Interit, në Serie A. Skuadra nga qyteti i Milanos, ka mposhtur në udhëtim Chievon, me rezultat 0:2.

Kjo ishte fitorja e parë e Interit, pas pesë ndeshjeve.

Në të dy pjesët, u shënua nga një gol.

Mesfushori i talentuar Mateo Kovacic, në minutën e 19’, shënoi për epërsinë e parë të Interit.

Në minutën e 55’, kapiteni Ranocchia, hipotekoi fitoren, duke shënuar për 0:2.

Interi pas 15-të ndeshjeve, pozicionohet në vendin e 11 me 20 pikë, 6 më pak se vendi tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.