.
×

Maloku i ashpër: S’ka bir nane që nënshkruan marrëveshje me Serbinë pa Ramush Haradinajn



Botapress 19 Korrik – Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në vend – dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pas ftesës së Gjykatës Speciale.

Maloku, që edhe vet është ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë “sa më shumë na godasin, edhe më të fortë jemi”.Ish-eprori i UÇK-së ka postuar më pas edhe një shkrim tjetër ku thotë se kushdo që mendon që me largimin e Ramush Haradinajt arrihet marrëveshja me Serbinë më lehtë gabon.

Madje, sipas tij nuk mund të nënshkruajë askush marrëveshje pa Ramush Haradinajn.“Nëse dikush mendon që me largimin e Ramushit mund të arrihet më lehtë marrëveshja me Serbinë, e ka shumë gabim.

Nuk ka me pasë bir nane që ka me nënshkru marrëveshje pa Ramush Haradinajn.

Me aktin e dorëheqjes sot, dhe me vijat e qarta që i qiti për të ardhmen e vendit, i mbylli të gjitha mundësitë e kalkulimeve në dëm të Kosovës. Mbane mend!”, ka shkruar ai.