[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Malmö: Ditë e filmave kosovarë



 

Nesër, më 17 tetor, në Kineman Panora të Malmës, Suedi, do të jetë Ditë e Filmave Kosovarë. Dashamirët e filmit, do të kenë rast unik që brenda ditës të përcjellin 3 filma artistik të metrazhit të gjatë kosovarë.
Në orën 14,00 do të shfaqet filmi i regjisorit Isa Qosja ”Tri dirtare dhe një varje”
Në orën 16,00 shfaqet filmi artistik i regjisores Antoneta Kastrati me titull ”Zana”,kurse
Në orën 18,00 në ekranin e madh të kinemas Panora do të shfaqet filmi artistik ”Shpia e Agës” e regjisores Lindita Zeqiraj.
Në kinematë suedeze, rrallë ndonjëherë shfaqen flma shqiptarë, kështu që bashkëkombasit tanë që jetojnë në Malmö e rrethinë, duhet të shfrytëzojnë këtë rast unik.
Organizimin e kësaj dite të filmit kosovar e kanë bërë Fitore Osmanaj, Livespace, Qyteti i Malmës, Folkets Bio Malmö dhe Rrjeti Suedezo-shqiptar.

Ramadan Reshitaj

Menu Title