.
×

Mallrat që Kosova importon nga Kina, prej miellit e deri lodrat për fëmijë



Disa persona kanë vdekur e mijëra të tjerë janë prekur nga “Coronavirus”, virusi i cili prejardhjen e ka nga Kina.

Ky virus ka arritur edhe në shtetet evropiane si Gjermania, Franca e Zvicra ndërsa veç njerëzve, virusi mund të transmetohet edhe përmes mallrave. Kosova nuk ka linjë të drejtpërdrejt ajrore me Kinën por mallrat që vinë nga ky shtet janë të shumta.

Brenda vitit Kosova importon me qindra lloje të ndryshme të produkteve nga Kina. Ndërsa vetëm në vitin që lamë pas vlera e atyre ka rritur në afër 350 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për periudhën janar-dhjetor të 2019-es nga ky shtet janë importuar produkte saktësisht në vlerë 338 milionë euro.

Nga Kina në Kosovë vinë me qindra kilogramë qepë, hudhra, patate, mjaltë, pemë e perime të ndryshme. Edhe veshmbathjet hynë në këtë listë duke përfshirë, xhinse, xhemperi, pantallona, pallto e të tjera.

Nga shteti kinez importohen edhe traktor bujqësor, mjetet për prodhim dhe përpunim të produkteve të ndryshme.

Kosova importon nga Kina edhe miell, por gjatë 2019-es nga ky shtet u importua sasi e vogël pesha e të cilit arrin në afër 700 kilogramë ndërsa vlera në mbi 40 euro ose saktësisht 41 euro.

Nga produktet kineze preken drejtpërdrejt edhe fëmijët, vetëm në 2019-en në Kosova nga ky shtet erdh një sasi e madhe e lodrave për fëmijë vlera e të cilave arriti në afër 5 milionë euro ose saktësisht 4.6 milionë euro. E këto lodra janë prej plastikës dhe jo të plastikës.

Ndryshe nga “Coronavirus” deri tani në Kinë janë raportuar të vdekur 41 persona, virusi ka arritur të përhapet edhe në Gjermani, Francë, Zvicër e Britani të Madhe. Madje kjo e fundit ka organizuar kërkim të rreth 2 mijë personave që kanë udhëtarët nga Ëuhan në dy javët e fundit. Ndërsa në Francë është raportuar për tre të prekur nga kjo sëmundje.

Në këtë shtet është shënuar edhe rasti i pari në kontinent.

Numri i të prekurve nga “Coronavirus” po rritet vazhdimisht ndërsa sipas shifrave jozyrtare ka arritur në 25 mijë persona.

Virusi përhapet nga njeriu tek njeriu ndërsa ende nuk është vërtetua lehtësia e transmetimit.