[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maliqi ironizon keq: Bëj koalicion me “Srpskan” nëse më bëjnë president, për dallimet flasim më vonë



 

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka ironizuar me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për të garuar në zgjedhje në një listë të përbashkët, shkruan Gazeta Botapress.

Maliqi me ironi tha se i ofron Listës Serbe koalicion nëse ai nominohet për president.

“I ofroj Listës Serbe koalicion me 100-200 njerëzit që më japin likes, nëse më nominon për president. Për dallimet në mendime merremi vesh më vonë”, ka shkruar Maliqi.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot në hollin e Kuvendit të Kosovës nënshkruan marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhje. Lista e Vjosa Osmanit do të përfaqësohet në këtë garë të përbashkët me 10 kandidatë për deputetë, por këtë nuk e tha sot publikisht ushtruesja e detyres së presidenties, transmeton Botapress.

Menu Title