.
×

Madonna: Më dhunuan artistikisht



Madonna vetë po e përshkruan vjedhjen e disa prej këngëve të saja në internet si një “dhunim artistik” dhe si një “formë terrorizmi”.
“Ky është abuzim artistik. Këto janë demo të cilat as nuk do të jenë pjesë e albumit tim. Më vjen mirë që po prisni risitë nga unë, por këngët e mia janë ndryshe prej atyre” ka reaguar Madonna pas disa këngëve të dala në internet gjatë kësaj jave.

Një grup piratësh që po pretendojnë se kanë gjetur këngë të albumit të 13-të të këngëtares, në fakt tani po del se kanë gjetur vetëm demo këngësh të moçme që nuk janë realizuar kurrë.

Madonna megjithatë ka thënë se do të ndërmarrë masat e duhura për këtë “terror” që i ka ndodhur asaj. Këngët e vjedhura në internet përfshijnë bashkëpunime me Nicki Minaj, dhe të tjerat me titujt “Messiah”, “Bitch I`m Madoona” dhe “Iconic”.

Albumi i fundit i legjendës ishte “MDNA” në vitin 2012-të, asokohe një prej albumeve më të shitura në botë.