.
×

Madhështore: Kosova me statistika më të mira se Spanja, Anglia dhe Kroacia (Foto)



Kombëtarja e Kosovës po tregohet shumë e suksesshme në Ligën e Kombëve. Dardanët deri më tani kanë zhvilluar pesë ndeshje në këtë kompeticion pa shënuar asnjë humbje. Deri më tani ata kanë 3 fitore dhe 2 barazime dhe po kryesojnë vendin e parë në ligën D, shkruan Botapress.info. 

Kosova përveç fitoreve, ka edhe një bilanc të mirë të golaverazhit. Ajo ka shënuar 11 gola, ndërsa ka pësuar vetëm 2. Duke e krahasuar këtë ecuri atëherë mund edhe të shohim se si Kosova po mposht edhe fuqitë evropiane të futbollit me statistika.

Spanja deri më tani ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar 7 sosh, që e bën më të dobët se Kosova. Gjithashtu edhe Anglia e Kroacia janë shumë më poshtë sa i përket golaverazhit e fitoreve në Ligën e Kombëve. Për të parë dallimin shikoni tabelën e më poshtme. /Botapress.info.