.
×

Macron Vuçiqit: Shpejt mund të hyni në BE, por ka një kusht për Kosovën



Botapress, 17 Korrik

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me kryetarin e Francës Emmanuel Macron, transmeton Koha.net. “Kemi pasur bisedë serioze për të ardhmen e Serbisë e të rajonit, dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinë dhe raporteve të tjera rajonale dhe kemi arritur një shkallë të lartë pajtueshmërie për çështjet kryesore”, ka thënë Vuçiq pas takimit, përcjell FoNet.

“Dëshira e Macronit që të bëhen reforma në Bashkimin Europian nuk është në kundërshtim me dëshirën Serbisë që t’ia qaset BE-së”, ka shtuar ai.

Vuçiq ka shfaqur shpresën se përpjekjet e Macronit do të kenë sukses, sepse fjala është për njeriun e vëmendshëm, porse ne duhet t’i kuptojmë të gjithë e edhe Macronin që tash po thotë se iu “pranojmë që nga nesër”, por nuk do të mund të bëhemi anëtar derisa t’i rregullojmë marrëdhëniet Beograd – Prishtinë, reformat në vend dhe rregullimin e disa çështjeve ë tjera.

A do t’ia dalim? Unë kurrë nuk jam optimist i madh, por do të luftoj dhe do të jap çdo gjë nga vetja që këto t’i bëjmë, ka thënë Vuçiq.