[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lutfi Haziri: Veç edhe pak durim, po konsultohemi për mandatin 4+



Njeriu i dytë i LDK-së dhe shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se koalicioni me VV-në do të ndodhë por duhet edhe pak durim për konsultime të brendshme sic ka thënë ai, “…që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”, përcjëlle Botapress.
Në një postim të tij të fundit në Facebook, Haziri ka shkruar:
Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV’në udhëheqëse të Qeverisë e LDK’në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.
Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.
E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK’së dhe vetëm përmes LDK’së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë.
Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë. Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+, ka shkruar Lutfi Haziri në Facebook, përëcjellë Botapress.

Menu Title