.
×

Lutfi Haziri u qon “selam” PAN-t e PSD-së: Puna e mbarë në dialogn me Serbinë, pa neve!



Botapress, 16 Dhjetor – Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së Kuvendit për bisedime me Serbinë. Në një postim të tij në Facebook, Haziri e ka qaujtur ekip të Presidentit Thaçi, ekipin e votuar nga Kuvendi.
Ja postimi i Lutfi Hazirit në Facebook: Dy fjalë për ata që po e ftojnë LDK’në pas miratimit të Rezlutës. E miratuat rezolutën sipas ‘kompromiseve’ mes PAN’istave e PSD. Na përjashtuat nga mundësia e ndërtimit të unitetit. Shkelët mbi vullnetin e ofruar politik në tryezat politike. Dialogu i brendshëm dhe rezolutat e ofruara nuk iu mjaftuan, por i shikuat numrat në sallë dhe kërkuat të tregoni forcën e numrave. Por, forca e numrave nuk iu siguron ratifikim. E keni ndarë politikën e Kosovës, mirëpo nuk mund ta ndani Kosovën kurrë. Ajo do të bëhet edhe më e madhe dhe më unike. Për këtë ju suguroj. Ashtu siç e siguruat ekipin e presidentit Thaçi! Puna e mbarë pa Ne!