.
×

Lutfi Haziri përgëzon përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fitoren ndaj Letonisë



Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përgëzuar përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahitin, për suksesin e jashtëzakonshëm në fitoren mbrëmshme ndaj Letonisë 4-3, në stadiumin “Adem Jashari”.

Haziri tha se suksesi i djeshëm i përfaqësueses së Kosovës në futboll e ka bërë krenar LDK’në, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Republikës.
Këto komente, Haziri i ka bërë sonte në Velekincën e heroit kombëtar

Mulla Idriz Gjilani, gjatë tubimit elektoral, përderisa ka folur edhe për fillimin e rindërtimit të stadiumit të qytetit me kosto prej 6.2 milionë euro dhe i cili është i kategorisë së katërt të përcaktuar sipas standardeve të FIFA dhe UEFA.