[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lutfi Haziri: Mos lejimi i dasmave është politikë e gabuar



Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri thotë se masat e reja të vendosura nga qeveria nuk janë aspak popullore.Haziri në “RTV Dukagjini” thotë se burim më i madh i infeksionit janë kontaktet e punës.“Natën më së paku ka pasur qarkullime të njerëzve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se moslejimi i dasmave është politikë jo popullore.“Unë mendoj se mos lejimi i dasmave është politikë e gabuar”.Kryetari i Gjilanit thotë se Kosova ka një ligj për emergjencat civile dhe sipas tij vetëm Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton por jo institucionet tjera.

Haziri thotë se qytetarët megjithatë nuk duhet nënvleftësuar situatën me pandeminë. Ai shprehet i shqetësuar se disa qytetarë nuk po besojnë se coronavirusi ekziston.

Menu Title