[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lutfi Haziri komenton vizitën e Kurtit tek varri i Rugovës



Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar vizitën kandidatit për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se është mirë që të gjithë liderët kanë filluar me u gjunjëzua para varrit të tij.Haziri ka thënë se gjunjëzimi para varrit të Rugovës është gjunjëzim para veprës dhe punës së tij

“Më vjen mirë që herët a vonë liderët e partive politike që përshijnë edhe të majtit edhe ekstremin e majtë edhe liderët e të majtës qendër që kanë filluar m’u gjunjëzua para varrit të tij, sepse është gjunjëzim para veprës së tij, para filozofisë së tij politike dhe para kontributit të tij politik në shtet. Dita e bardh sot shënohet falë vizionit të tij dhe kryengritjes së UÇK-së në vitet 98-99”, ka thënë Haziri për ekonomiaonline.

Në 15 vjetorin e vdekjes së ish-presidentin Ibrahim Rugova, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin, ushtruese e detyrës së Presidentes dhe kandidate për këtë pozitë e Vetëvendosjes, kanë bërë homazhe tek varri i Rugovës.“Erdhëm që të vendosim lule të freskëta të presidentit të parë të Kosovës, duke kujtuar insistim e tij, përkushtimin e tij dhe qetësin dhe durimin njerëzor”, u shpreh Kurti.

Menu Title