[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lutfi Haziri i nervozuar me MASHT’in: Del kundër mbajtjes së mësimit online



Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete për të mbajtur mësimin online.Haziri ka thënë se po shqyrtohen seriozisht tri opsionet e MASHT’it, por ka shtuar se nuk është në përgjegjësinë e tyre se cili nga këto opsione do të duhej të implementohet.

“Unë mbetem i përkushtuar që arsimi duhet të normalizohet me vijueshmëri të rregullt në shkollë, por duhet të gjendet modaliteti që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Është e paqëndrueshme të pretendohet që mund të ndërtojmë arsim online në Republikën tonë, pa kurrëfar kapacitete, përvoje e mundësie teknologjike. Edhe ashtu, sistemi arsimor në Kosovë në rrafshin e vlerësimit të PISA’s, është shumë keq dhe pandemia mund ta përkeqsojë”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, ministri i Arsimit Ramë Likaj, sot tha se mësimi do të vazhdojë në shkolla për klasët e para dhe të dyta.

Menu Title