.
×

Lutfi Haziri falënderon strukturat e LDK’së, thotë janë më meritorët për fitoren plebishitare



 

 

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike në Gjlan, i cili triumfoi në mënyrë plebishitare më 19 nëntor, ka mbledhur në takim ekipin fitues, përkatësisht strukturat e partisë, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe atë të Rinisë, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për dy muaj rresht.

 

“Definitivisht, me unitetin, punën, angazhimin e jashtëzakonshëm, struturat e partisë janë më meritoret për fitoren time dhe të LDK’së. Jam falënderues përjetë për këtë”, ka thënë Haziri.

 

Këto takime falënderuese kanë ardhur pas javës falënderuese që kryetari Haziri dhe ekipi i tij i kanë bërë gjatë fushatës së balotazhit.

 

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar sërish qytetatët për mbështetjen, duke thënë në veçanti, e bën krenar fakti që është rikonfirmuar në krye të Gjilanit me besimin përtej partiak.

 

Haziri tha se qytetarët votuan për qeverisjes me duar të pastra dhe dyer të hapura dhe për tregimin e madh për Gjilanin që do të ndodhë në mandatin e ri, me investime multumilionëshe në infrastrukturë dhe në resorë tjerë, duke ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.