.
×

Luta: Faleminderit “2 Korriku”, “Dheu i Bardhë” dhe “Baja” që na keni bërë me dinjitet



Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe kandidat edhe për një mandat në krye të Gjilanit, ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët e lagjeve “2 Korriku”, “Dheu i Bardhë” dhe “Baja”, me anë të një tubimi madhështor të organizuar në mbrëmje.

 

“Faleminderit të gjithëve që na keni bërë me dinjitet duke na besuar fuqishëm më 22 tetor. Këto lagje vazhdimisht kanë qenë bastion i LDK’së. Këtë javë të madhe po e kalojmë bashkarisht në mënyrë që më 19 nëntor ta konfirmojmë rezultatin e bardhë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, gjatë adresimit para qindra simpatizantëve të Lidhjes për Gjilanin.

 

Ai tha se duke besuar n Zot, familje e atdhe, në katër vitet e ardhshme Gjilani do të ndryshoj për të mirë, duke realizuar projektet e mëdha mulimilionëshe në kuadër të katërshes së madhe infrastrukturore.

 

Haziri ka ftuar të gjithë ata që kanë pasur hezitime më 22 tetor që t’I bashkangjiten karvanit të fitores së madhe më 19 nëntor.