.
×

Lushtaku tregon a u ndalu dje nga autoritetet zvicrane në aeroport



BOTAPRESS 3 TETOR – Ish-kryetari  i Skenderajt, Sami Lushtaku ka sqaruar lajmin e raportuar në media për kinse ndalimin e tij në aeroportin e Cyrihut.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka mohuar se është ndaluar nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë, transmeton BotaPress.

Ky është postimi i plotë i Sami Lushtakut:

Në Zvicër për vizitë turistike dhe takime me shumë miq që jetojnë dhe veprojnë këtu. Sa për sqarim, dje nuk kam pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë pasi ishte hera e parë që kam udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Cyrihut.