.
×

“Lumturia ime!” Fjolla Morina merr urimin më emocionues për ditëlindje



Në ditën e veçantë të ditëlindjes urimet që nuk mungojnë vijnë nga personat e zemrës. Dhe në këtë 33-vjetor, Fjolla Morina mori një mesazh special nga vajza e saj adoleshente, Lediana.

“Mami urime ditëlindja, edhe 100 vite të tjera me ne, të dua shumë. Shumë gjëra ke bërë për ne, sa nuk mundemi t’i kthejmë me asgjë. Mami ti je një njeri shumë i mirë, mirë që je afër meje në çdo sekondë e çdo minutë, faleminderit që mundohesh për mua. Të dua”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Instagram nga profili i së bijës. FOTO1 FOTO2

Në përgjigjen e saj këngëtarja tregon dashurinë që ka për të vajznën, ndërsa shkruan se është e bekuar që e ka. Kujtojmë se në gusht të 2015-s, Fjolla u bë nënë për herë të dytë pasi mirëpriti vogëlushen Alyah.