.
×

Lumi B. shan publikisht këngën “O qyqan” të Xhemiles (Video)



Kënga e famshme “Kukavica” e këngëtares serbe, Ceca, është kthyer fjalë për fjalë dhe me nota nga një këngëtare e quajtur Xhemilja, në versionin shqip.

Por, si duket kjo këngë nuk u prit mirë nga komuniteti artistik, të cilët po thonë se nuk ka mbet më vend për vlera muzikore, pasi në shprehje po vijnë anti-vlerat.

Së fundi, reperi i mirënjohur shqiptar, Lumi B. ka përdorur fjalë të ndyta me rastin e vlerësimit të kësaj kënge, transmeton Telegrafi.

“Së shpejti. Na u q… nona, kuku”, ka shkruar reperi shqiptar, Lumi B, me rastin e publikimit të lajmit se në tregun shqiptar mund të dëgjohet kënga “O qyqan”.

Kujtojmë se hiti i realizuar në vitin 1993, i kthyer në versionin shqip, është lansuar të martën në YouTube.